75 Mall Live Search
17:27 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / Blerim

Nxënësit dhurojnë piktura origjinale për mjekët me motive të mbrojtjes nga COVID 19

Nxënësit e shkollave fillore me arsimtarët e tyre dhe drejtoreshën e arsimit të komunës së Prishtinës,  vizituan Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për të takuar epidemiologët dhe punëtorët shëndetësor në frontin e luftës me COVID-19.

Nxënësit shprehën mirënjohje për të githë punëtorët shëndetësor në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve e në veçanti nxënësve në sigurimin e kushteve të shëndetshme në mbarëvajtjen e mësimit në shkolla prej fillimit të vitit të ri shkollor.

Nxënësit dhuruan piktura origjinale me motive ruajtjen e shëndetit nga pandemia COVID-19!

“E ne zotohemi se do të përkujdesemi për shëndetin e tyre dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të IKSHPK-së.