20:52 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nxënësit e fshatit të Koordinatorit Rexhep Hoti, shpallen kampion Komunal në Garat e Diturisë

Shtatëmbëdhjetë nxënës të shkollës së mesme “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe sot zyrtarisht janë shpallur kampion komunal në Garat Nacionale të Diturisë që janë duke u mbajtur në gjithë vendin.

Këto gara janë organizuar nga Koordinatori Nacional për Rini, Kulturë dhe Sport, Rexhep Hoti, i cili po ashtu vjen nga Krusha e Madhe, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe të gjithë nxënësit fitues do të marrin pjesë në Garat Nacionale Republikane, që do të mbahen në Prishtinë me 12 korrik./Indeksonline/