Nxënësit e një shkolle në Podujevë rrijnë në klasë por s’bëjnë mësim, mësuesja u shkoi në pushim të lindjes
Nxënësit e klasës së tretë (lll/1) në Shkollën Fillore “Shaban Shala” në Podujevë janë pa mësuese që nga fillimi i gjysmë vjetorit të dytë shkollor, duke u detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë dhe të qëndrojnë vetëm në klasë pa zhvilluar mësim.
Mësuesja me të cilën fëmijët kanë qenë që nga klasa e parë ka shkuar në pushim të lindjes. Gjatë kësaj kohe është angazhuar një mësuese zëvendësuese, por pas përfundimit të pushimit, mësuesja është kthyer në mësim të rregullt, ndërsa klasa ka mbetur pa asnjë mësuese.
Prindërit shprehen të shqetësuar pasi drejtoria e shkollës nuk u ka dhënë asnjë sqarim dhe deri më tani nuk është hapur as konkurs e as nuk është ofruar ndonjë zgjidhje. Sipas tyre, drejtori nuk ka zhvilluar asnjë takim me prindërit, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme.
“Fëmijët vetëm shkojnë në shkollë dhe rrinë në klasë. Askush nuk merret me ta dhe nuk zhvillohet mësim. Është ftohtë dhe është e papranueshme të vazhdoi kjo gjendje. Si prindër jemi shumë të shqetësuar”, thotë njëri nga prindërit.
Prindërit paralajmërojnë se nesër do të drejtohen në Komunën e Podujevës për të kërkuar zgjidhje urgjente.
Nëse situata vazhdon, disa prej tyre thonë se do të detyrohen t’i tërheqin fëmijët nga kjo shkollë dhe t’i transferojnë në institucione të tjera arsimore./Indeksonline/

