Nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina” rrezikohen, për shkak se veturat bllokojnë trotuaret
Kryeqyteti jonë, vazhdon të jetë një nga qytetet më të mbingarkuara nga numri i veturave.
Madje, ato i shohim të parkuara kudo, duke bllokuar hyrjet e ndërtesave, në hapësira të gjelbra e madje edhe në trotuare, shkruan Indeksonline.
Pikërisht për këtë gjë, edhe nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina” detyrohen që të ecin në rrugë, duke rrezikuar jetën, për shkak se veturat bllokojnë çdo ditë trotuaret.
Kjo shihet më së mirin edhe përmes këtyre imazheve të publikuara tek Vrojtuesit e Lagjes./Indeksonline/

