75 Mall Live Search
21:00 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / OSH

Nxënësit i sekuestrohet arma

Me datë 26 shkurt 2022, policia në Suharekë ka pranua një informatë se ne shkollën fillore “Migjeni’, te fshatit Gjinovc te Suharekës, një nxënës gjate orës se mësimit e ka ekspozua arme te cilën e ka pasur ne brez.

Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë ne cilësinë e provave materiale armën :

Një Pistoletë  dhe

Një karikator

E.N, i datëlindjes 2006 m/sh/k .

I dyshuari i mitur është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ,në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull.