Nxënësit hidhen në grevë ditën e parë të shkollës, në Hong-Kong
Disa nxënës të kolegjit Canossian të Shën Francis në Wan Chai, në Hong- Kong e kanë shënuar ditën e parë të shkollës me dalje në grevë, si shenjë proteste për vazhdimin pro demokracisë.
Në pankartat e protestuesve shkruhej: “Pesë kërkesat të domosdoshme! Kjo ka të bëjë me pesë kërkesat e lëvizjes, të cilat përfshijnë tërheqjen plotësisht të projektligjit për ekstradimin dhe zbatimin e votës universale në Hong- Kong, transmeton Indeksonline.
Ndër të tjera organizatorët e protestës po u kërkojnë nxënësve të shkollave të mesme të veshin uniformën e shkollës dhe të dalin në rrugë. Por protestuesit kanë veshur një uniformë të një lloji tjetër.
Protetuesit kishin te veshur një uniformë të zezë, syze, një përkrenare dhe një maskë gazi.

Kjo veshje u ndihmonë në mbrojtjen kundër objekteve fluturuese dhe gazit lotsjellës. Por ata po i vendosin këto maksa edhe për arsye se shumë prej tyre janë të rinj dhe duan të shmangin vënien e së ardhmes së tyre në rrezik, duke u identifikuar dhe arrestuar. / Indeksonline/