Nxënësit në Fushë Kosovë hutohen pas lojës së rrezikshme të TikTokut, deri më tani janë paraqitur 17 raste (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme është raportuar për një rast në një shkollë në Fushë Kosovë.
Rasti kishte të bënte me disa gërvishje, të pjesëve të trupit nga ana e disa nxënësve pasi një lojë të cilën e kishin hasur në Tik Tok.
Lidhur me këtë për ‘Indeksonline’ ka folur drejtori i DKA-së në Fushë Kosovë, Flamur Berisha.
Berisha, tha se deri më tani janë paraqitur 17 raste, dhe se nesër lidhur me këtë do të ketë mbledhje të jashtëzakonshne me këshillin e prindërve e institucionet tjera.
Më poshtë mund të ndiqni videon./Indeksonline/