20:07 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Nxënësit shkojnë në këmbë nga Brezovica në Shtërpcë, kërkojnë ndihmë: Kemi të sëmurë

Një nga nxënësit që ka qenë pjesë e atyre që janë bllokuar në Brezovicë, ka telefonuar në redaksinë e Indeksonline dhe ka kërkuar ndihmë pasi sipas tij nga 350 nxënës sa kanë qenë, të gjithë janë ndarë në grupe dhe nuk po gjejnë njëri tjetrin.

Ai ka thënë se se bashku me 50 nxënës tjerë kanë shkuar në këmbë deri në Shtërpcë duke ecur në borë tri orë.

“Ju lutem na ndihmoni, kemi qenë të bllokuar në Brezovicë. Prej qendrës skijimit kemi shkuar në këmbë në Shtërpcë për tri orë, unë edhe 50 tjerë. Po tash nuk po arrijna me u bë bashkë, jemi nda krejt e nuk po e dimë as ku jemi. Ndihmona se jena keq” ka thënë nxënësi nga një shkollë e Prishtinë.

Ai po ashtu ka thënë se 15 prej nxënësve janë të sëmurë.

“Kemi mbetë keq, nuk po mundemi me e gjete kërkan. 15 vet i kemi të semurë në emergjencë të Shtërpcës. Na ndihmoni. Veç dy policë na kanë ardh në ndihmë e jo njësi.” ka përsëritur nxënësi duke mos dashur t’i bëhet emri publik./Indeksonline/