75 Mall Live Search
12:14 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nxënësja nga Ferizaji po shkëlqen me dituri në arenën ndërkombëtare!

Rineta Qerkini nxënësja nga Ferizaji është njëra nga fitueset e garës ndërkombëtare të diturisë të zhvilluar online në Vilnius të Lituanisë.

Rineta, kohë më parë ishte edhe pjesëmarrëse dhe njëra ndër fitueset e medaljes në Genius Olympiad, garë kjo që mbahet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas këtij suksesi, nxënësja shembullore është shpërblyer me pagesën e studimeve nga Rochester Institute of Technology në SHBA në vlerë prej 88.000 dollarëve.


Rineta aktualisht është në përfundim të shkollimit të mesëm në Shkollën “Mehmet Akif”, në Lipjan.