16:45 / E Premte, 20 Janar 2023 / L K

Nxënësja pickohet nga një gjarpër në klasë, ndërron jetë 20 minuta më vonë

Në Zimbabve një 17-vjeçare ishte në klasë kur kafshohet nga një mamba e zezë, vajza nuk mundi t’i shpëtoj pickimit të gjarprit dhe ndërron jetë 20 minuta më vonë.

Melody Chiputura ndjeu një pickim në kofshën e saj ndërsa i tha menjëherë mësuesit të saj. Disa studentë vrapuan, të tjerë e tërhoqën Melody mënjanë, ndërsa disa studentë vranë kafshën helmuese.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ajo vdiq nga helmi i mamba-s së zezë, i konsideruar si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë.

Christopher Murenga, drejtor i shkollës së mesme Rushinga ku studionte Melody, foli për incidentin, duke thënë, “ajo menjëherë bërtiti duke thënë se diçka e kishte kafshuar. Të gjithë jemi në shok. Nuk e kemi idenë se nga erdhi ky gjarpër. Klasa është shumë larg habitateve të mundshme të gjarpërinjve.”

Melody u varros pranë shtëpisë së saj duke lënë të tronditur familjen, komunitetin dhe shokët e klasës pasi askush nuk është i sigurt se si gjarpri hyri në klasë në fillim.

Megjithatë, mendohet se gjarpri ka hyrë në klasë kur të gjithë nxënësit ishin në terren duke bërë aktivitete sportive.