23:56 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nxënësja vret veten pas poshtërimit që i bëri mësuesja

Për shkak të menstruacioneve një nxënëse është bërë objekt talljeje nga mësuesja e saj në Kenia.

Nxënësja 14 vjeçare kishte bërë vetëvrasje pasi që ajo ishte poshtëruar nga një mësuese.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë prej 200 prindërish që protestuan para shkollës.

Kenia miratoi një ligj në vitin 2017 për të siguruar peceta higjienike falas për nxënëset.

Sidoqoftë, një komitet parlamentar aktualisht po heton se përse programi nuk është aplikuar në të gjitha shkollat.

Nëna e adoleshentes tha se mësuesja e kishte quajtur vajzën ‘të pisët’ pas njollosjes së uniformës së saj nga menstruacionet dhe e kishte urdhëruar të dilte nga klasa në zonën e Kabiangek, perëndim të Nairobi.

“Ajo nuk kishte asgjë për të përdorur si mbrojtur. Kur gjaku i njollosi rrobat ajo i kërkoi të dilte nga klasa dhe të qëndronte jashtë,”-tha nëna për mediat vendase.

Vajza pasi shkoi në shtëpi i kishte treguar nënës së saj se çfarë kishte ndodhur. Por kur iku të mbushte ujë i dha fund jetës.

Prindërit raportuan incidentin në polici, por u irrituan nga mungesa e reagimit.

Së bashku me prindërit e tjerë organizuar një protestë jashtë shkollës.

Policia arrestoi 5 persona kur demonstruesit bllokuan një rrugë dhe tërhoqën portën e shkollës.

Shefi i policisë rajonale Alex Shikondi tha se po hetohen rrethanat e vdekjes së vajzës.