13:00 / E Martë, 11 Prill 2023 / AR

Nxiren zbuluar, Khloe dhe Tristian i kanë “zyrtarizuar” gjërat

Tristan Thompson së fundmi ka bërë dy rikthime: një me Khloe Kardashian dhe një me me Los Angeles Lakers sipas revistës “OK!”.

Thompson nuk jeton shumë larg nga shtëpia e Khloe dhe dyshja thuhet se po kalojnë shumë kohë së bashku kur ai viziton fëmijët e tyre.

Tani që la karrigen e tij të analistit në ESPN për t’u kthyer në NBA, Thompson është në gjendje të kalojë më shumë kohë në shtëpi dhe thuhet se sillet si bashkëshorti i Kardashian në privat.

Thompson duket se këtë herë ka vënë mend, madje u ka kërkuar falje edhe motrave të Khloe dhe nënës së saj Kris që ai e tradhtoi atë ndërsa ata ishin në pritje të një fëmijës të dytë.

Ata gjithashtu thuhet se po sillen si një çift “model” dhe nuk lejohen të takohen me njerëz të tjerë.

Marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar prej vitesh për shkak të pabesive të shumta të Thompson. Në vitin 2018, ai e tradhtoi Kardashian-in me një striptiste, por Khloe ia fali.

Ajo qëndroi me Thompson deri në shkurt 2019 dhe që nga ajo kohë janë takuar vazhdimisht.