75 Mall Live Search
09:45 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nxirret nga rrënojat një person i gjallë, në Thumanë

Është nxjerr i gjallë nga rrënojat e një pallati një Thumanë një person. Momenti i shpëtimit është transmetuar live në Vizion Plus, ku në sfond u dëgjuan brohorima e duarëkrotitje

Ndërkohë mësohet se është shpëtuar nga rrënojat dhe një e moshuar, në Durrës.

Deri tani raportohet për 22 persona të nxjerrë nga rrënojat në Durrës. Ndërkohë që  6 persona kanë humbur jetën.

Viktimat kanë qenë tre në Durrës dy në Thumanë dhe një në Kurbin.