75 Mall Live Search
16:37 / E Premte, 19 Shtator 2025 / F.R

Nxirret trupi i pajetë i 57-vjeçarit nga Kosova që ra në lumin Moraça

Një shtetas i Kosovës, me inicialet A.M i moshës 57 vjeçare ka vdekur në një aksident trafiku në qytetin Bezdan, në rrugën Podgoricë – Kolashin, raporton mediumi “Vijesti”.

A.M kishte qenë duke drejtuar një kamion rimorkimi me targa të Kosovës duke përfunduar tragjikisht në lumin Moraça mbrëmë.

Trupi i tij siç raporton “Vijesti” është nxjerrur sot. “Sipas urdhrit të prokurorit, trupi është dërguar në Departamentin e Patologjisë të Qendrës Klinike për autopsi. Shkaku i aksidentit do të përcaktohet gjatë hetimit”, ka thënë për “Vijesti” Maja Scepanovic, drejtuese e Zyrës së Prokurorit Themelor të Shtetit në Kolashin.

Mbrëmë rreth orës 22:00, në policinë e Malit të Zi ishte raportuar se kishte ndodhur një aksident midis tuneleve 11 dhe 12 në Platia. Ekipet e shërbimeve kompetente shkuan në terren, por më pas nuk arritën ta nxirrnin kamionin e rimorkimit për shkak të kushteve të natës.