11:57 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Nxirret trupi i pajetë i Ilaz Beqirit

Trupi i pajetë i Ilaz Beqirit biznesmen nga Prishtina është nxjerr këto momente nga banesa ku dyshohet se është vetëvrarë

Pasi janë marrë të gjitha shenjat dhe provat në vendin e ngjarjes, Instituti Mjekoligjor ka tërhequr trupin e pajetë të Beqirit.

Kufoma do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa hetimi i këtij rasti ka kaluar në organet e drejtësisë.

Dyshimet e para janë se Ilaz Beqiri është vetëvrarë në mëngjesin e sotëm, saktësisht rreth orës 09-30 për arsye të panjohura./Indeksonline/