75 Mall Live Search
11:30 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / AR

Nxirret zbuluar/ Kristi në një lidhje me ish-banoren e “BBV”-së?

E eliminuara e parë e “Big Brother VIP Albania 5”, Xhodi Skura, ishte e ftuar gjatë ditës së djeshme në “Fan Club”, ku ndër të tjera, nxiti dyshimet se mund të jetë një lidhje me Krist Dragot-in.

Tema u hap prej një mesazhi të dërguar në redaksinë e Fan Club, ku një admirues i Xhodit, ndonëse i mërzitur që doli shpejt nga shtëpia, i uronte jetë të lumtur me Krist Dragot-in. Reagimi i Xhodit, e cila u duk vërtet e zënë në befasi, konfirmoi se ajo dhe Kristi mund të jenë vërtet çift:

“Nuk është se dua të flas për këtë pjesë. E njoh, jemi miq në Instagram”, tha ajo e vënë në siklet.

“Unë komplimentova sytë e Kristit që është në “Big Brother,” por tani që e mendoj dhe Krist Dragot-i ka sy shumë të bukur”, shtoi ajo më tej.

Krist Dragot në një lidhje me ish-banoren e Big Brother?

I ftuar pak muaj më parë në “Uëtëfë show” në Andale Media, Krist Dragot konfirmoi se është në një lidhje dhe shumë i dashuruar. 

“Unë jam në një super lidhje. [Partnerja ka lindur në] mars 19, është shqiptare, nuk është e famshme.”

Pra, partnerja e Kristit është shenja e Peshqve, që është dhe shenja e horoskopit të Xhodit. Dhe informacionet e tjera përputhen me Xhodin, por ku i dihet, ndoshta janë shumë rastësi të bashkuara njëherësh.