75 Mall Live Search
22:13 / E Martë, 29 Qershor 2021 / AR

Nxitja e urrejtjes/ Ja çfarë deklaruan në polici serbët e arrestuar sot në Prishtinë

Policia civile e cila sot ka qenë e caktuar për të patrulluar në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, ka pranuar informatën se dikush nga anëtarët e grupit “One Life Really” ka bërë postime në rrjetin social Instagram ku ka pas të shkruar “Srbija, Kosovo i Metohija” dhe një postim tjetër (video) ku drejtohen me fjalët: “Si po ndjehet Vucic kur ne jemi kështu”.

Policia menjëherë ka arritur në lokacion ku gjithashtu kanë arritur t’i lokalizojnë personat e dyshuar dhe që të dy i kanë shoqëruar në stacionin policor “Qendra”.

Në konsultim me prokurorin e rastit, lidhur me personin M.M., është udhëzuar që të intervistohet në cilësi të dëshmitarit pasi që i njëjti kishte prezentuar një ID si polic në EUROPOL.

IndeksOnline ka mësuar se ID është sekuestruar deri në verifikimin e vërtetësisë së saj dhe për të njëjtën është bërë një shënim zyrtar.

Ndërsa sa i përket personit të dytë B.S.1988 i njëjti me urdhër të prokurores është intervistuar në cilësi të dyshuarit lidhur me postimet të cilat i kishte bërë në rrjetin soial Instagram, ku i njëjti arsyetohet se në Kosovë ka ardhur lidhur me një organizim të një grupi “One Life Relly” i cili ka të bëjë me prezentimin e veturave të shtrenjta kurse sa i përket postimeve, videon thotë se nuk e ka inqizuar e as nuk ka qenë i pranishëm aty dhe nuk ka pas për qëllim nxitjen e urrejtjes apo shkaktimit të ndonjë problemi.

IndeksOnline ka raportuar edhe në mëngjes në lidhje me këtë rast ku ishte konfiskuar vetura “Bently” me targa të Beogradit.

Zëdhënësi i PK për rajonin e Prishtinës, Agron Borovcit ka thënë për IndeksOnline se pas një hetimi preliminar të kryer nga policia, me rekomandimin e  prokurorit të shtetit  dhe nën dyshimin e arsyeshëm për veprën e sipër cekur,  njëri  i dyshuar është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, në procedim të mëtejmë të rastit./IndeksOnline/