75 Mall Live Search
11:53 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / AR

Nxjerrja e kufomave nga tërmeti në Turqi, rrëfimi i ushtarit të FSK-së!

Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar pjesëtarët e FSK-së, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.

Në mesin e tyre është edhe rreshteri i FSK-së, Fitim Bejtullahu. Ai në një intervistë për Indeksonline tregon më shumë detaje nga operacioni për të shpëtuar jetë.

“Unë kam qenë në njësinë e komunikimit, që kanë intervenu në rrënoja. Kemi qëndru 10 ditë. Ka pas munges të telefonisë, ia kemi lehtësu pjesëtarëve tonë që kanë marrë pjesë nën rrënoja. Më ka rënë të marr pjesë në kërkim shpëtim.. për fat të keq në nxjerjen e kufomave..”, thotë ai.

Më poshtë rrëfimi i plotë: