Nxori qenushin për “giveaway”, Përputhen suspendon konkurrentin!

Pak kohë më parë Kristi i dhuroi Alesjas një qenushe, të cilën ajo e quajti Princesha. Mirëpo, pas një debati mes tyre, konkurrentja nuk e mori qenushen. Nisur nga kjo, Kristi e nxorri qenushen “giveaway” në Instagram.

“Ajo më ka sharë mashtrues, më ka sharë legen dhe mua m’u duk e arsyeshme që personat që kanë komentuar, besoj kanë interes për këlyshin”, tha ai.
Ndërkohë moderatorja Bora Zemani njoftoi se për shkak të veprimit të tij, Kristi do të pezullohet nga Përputhen për një afat të pacaktuar.
“Meqë Alesja nuk e mori ti ke të drejtë t’ia dhurosh dikujt tjetër, patjetër që po, por jo ta bësh në këtë formë që ti të kesh përfitime me followersa”, u shpreh ajo.