Nxorri Beatrix në nominim, Arbri tregon si u përball me të papriturën pasi doli nga BBVIP

Ish-banori i Big Brother VIP Arbër Sulstarova ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Breaking”.
Teksa ka komentuar eksperiencën dhe lojën e tij brenda shtëpisë, Arbri ka folur gjithashtu edhe për lojën e banorëve të tjerë.
Ndër të tjera Arbri ka treguar në studio se cili ka qenë titulli më i çuditshëm që ka lexuar nëpër portale pas daljes nga shtëpia e famshme.
Sipas tij titulli më i çuditshëm ka qenë “Skënderbeu i Shqipërisë” referuar ish-banorit, kjo referuar nominimit që bëri ky i fundit ku nxorri në televotim, Einxhel, Donald Beatrix.

“Titulli më i çuditshëm që kam lexuar nëpër portale ka qenë “Skënderbeu i Shqipërisë”.
Pas nominimit është bërë meme edhe tani vijon të bëhet akoma”, tha Arbri.