‘Nysat’ të ulur në sofër ia “krisin” këngëve – “Mora fjalë” dhe “E kam emrin kosovar” (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm Prime, banorët e Big Brother VIP Kosova janë ulur në sofrën tradicionale shqiptare, ndërsa ia “krisën” edhe këngës.
Këngët ikonike patriotike “Mora fjalë” dhe “E kam emrin kosovar”, të këngëtares Shkurte Fejza ishin mes të përzgjedhurash për tu kënduar nga ‘nysat’.
Konkurrentët e shtëpisë së “Vëllait të Madh” kanë përcjellë emocione të veçanta me interpretimin e tyre të përbashkët.
Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.