11:06 / E Enjte, 13 Maj 2021 / AR

Nysret Muqiqi pas vdekjes së Ismet Bogujevcit: Shumë e rëndë, në këtë ditë të madhe, me u nda nga një artist i madh

Këngëtari i njohur kosovar Ismet Bogujevci sot ka ndërruar jetë.

Vdekja e tij është një humbje e madhe, e që artistët kosovar kanë shprehur dhimbjen përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline.

Edhe këngëtari i njohur Nysret Muqiqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar fjalët prekëse për të.

Më poshtë postimi i plotë.

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të më duhet të shkruaj letër lamtumirëse për ty bali Ismet. Sidomos jo tani kur po vazhdonim me pregaditjet për të organizuar gala mbrëmjen për nder të 70 vjetorit tënd.

Shumë e rëndë, në këtë ditë të madhe, me u nda nga një artist i madh, nga shoku e miku i jetës, nga shqiptari i vërtet Ismet Bogujevci.

Llapi, Kosova e gjithë shqiptaria, sot mbetëm pa ikonën e muzikës së mirëfilltë shqipe, mbetëm pa më të madhin, balin Ismet.

Lamtumirë njeri i mirë i vendit tim, lamtumirë legjendë, të pastë shpirti dritë!”/Indeksonline/