10:25 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / Gj. Sh

“O sa e madhe është Shqipëria’’, Giresse dhe futbollistët e Kosovës e kallin atmosferën në synetin e djalit të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi mbrëmë ka organizuar një aheng, me rastin e “synetisë” së djalit të tij.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe futbollistët, dhe stafi i Përfaqësueses së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ata u përkujdesën edhe për atmosferë, duke kënduar e vallëzuar së bashku.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihet se trajneri Alain Giresse dhe futbollisti Milot Rashica ishin dy personat që morën vëmendjen e të pranishmeve.

Nën tingujt e këngës ‘’O sa e madhe është Shqipëria”, ata u përkujdesen për një atmosferë fantastike.

Përfaqësuesja e Kosovës dy ditë më parë kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet e muajit qershor të vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”, ku me 16 qershor do të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë, ndërsa tre ditë më vonë  do të luajë në udhëtim ndaj Bjellorusisë./IndeksOnline/