75 Mall Live Search
13:44 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

OAK – Fondi për garanci kreditore të jetë së paku 300 millionë euro

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me një shkresë kryeministrit Hoti dhe ministrave përkatës për të kërkuar që fondi i garancisë kreditore si pjesë e paketës së rimëkëmbjes ekonomike të jetë së paku 300 milionë euro, kjo pasiqë bizneset në këtë periudhë të vështirë në të cilën po kalojnë, kanë nevojë për mjete në mënyrë që të kenë mundësi për të operuar.

Kjo kërkese vjen si rrjedhojë e analizave që ne si OAK kemi bërë dhe takimet e shumta me bizneset që ne përfaqësojmë. Si rezultat i kësaj ne kemi arritur në konkluzionin se një fond nën shumën prej 300 milionë eurosh nuk do të ndihmonte bizneset mjafueshëm për gjendjen e rëndë në të cilën jemi. Si pasojë e mosgjenerimit të të hyrave dhe vonesat në ekzekutimin e paketës fiskale emergjente dhe miratimit të paketës së rimëkëmbjes, kanë shkaktuar që shumë biznese të ndodhen në vështirësi të rëndë financiare, andaj, garantimi i kredive nga shteti, me një grace periudhë së paku 2 vje dhe afat 10 vjeçarë të kthimit, do të ndihmonte ato që biznesi të ruajë stabilitetin, fleksibilitetin dhe rimëkembjen nga pasojat e pandemisë.

Shpejtësia e zgjatjes së dorës së shtetit në këtë periudhë është e domosdoshme për rivitalizimin e ekonomisë dhe rikthimin në funksion të shumë bizneseve,të cilat kanë qenë më të atakuara gjatë kësaj periudhe, thuhet në kërkesën e OAK-së.

Gjithashtu, garantimi i kredive në masën 80-100% do të rritë edhe fleksibilitetin e bankave për të dhënë kredi të cilat i kanë ndaluar me fillimin e pandemisë si dhe do të rritë besueshmerinë e afaristëve për të rritë investimin i cili është aq shumë i nevojshëm për gjendjen në të cilën jemi.