10:27 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

OAK kërkon nga Qeveria përkrahjen dhe mbrojtjen e prodhimeve vendore

Pas shqetësimit që Oda e Afarizmit të Kosovës ka marrë për mos respektimin e rregullave për vendosjen e flamujve të origjinës në raftet e marketeve, OAK ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike  dhe Kryeinspektoratit të tregut që të rritë kontrollin në markete në mënyrë që të mbrohen prodhimet vendore, thuhet në reagimin e Odës së Afarizmit të Kosovës.

“Ankesat janë sidomos në lidhje me produktetet e ardhura nga Serbia në Kosovë pas heqjes së taksës 100%. OAK kërkon që prodhimet vendore te kenë një trajtim të merituar në markete dhe mos të diskriminohen.Në gjendjen ne të cilën ndodhemi, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahjen e prodhimit vendorë”, thuhet në njoftim.

Mbesim në pritje të një reagimi të juaj lidhur me këtë, duke shprehur gatishmërinë tonë për të ju ndihmuar, thuhet në fund të shkresës./Indeksonline/