11:55 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

OAK-ja kërkon urgjent nga Qeveria, që ta sigurojë një fond për mbrojtjen e bizneseve

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të marrë masat e nevojshme duke siguruar një fond të veçantë për mbrojtjen e bizneseve në rast se coronavirus do të krijojë një gjendje paniku siç është duke ndodhur në shumë vende bote. Ky fond do të duhej për mbrojtjen e bizneseve në rast të vështirësive të paparishikuara që mund t’i kenë për pagesat e pagave për punëtorët, tatimeve dhe kredive.

Depërtimi me shpejtësi të madhe i këtij virusi ka shkaktuar shumë panik dhe ka bërë që shumë shtete t’i mbyllin kufijtë dhe të shkaktohen miliona humbje të biznesve që operojnë.

Një gjë e tillë në vendin tonë do të ishte edhe më e dukshme bazuar në faktin se varemi 90% nga produktet e importit.

Andaj, krahas masave të menjëhershme në aspektin shëndetësor, OAK-ja bën thirrje që të merret parasysh edhe faktori ekonomik, ku në rast të një mobilizimi të tillë, do të kishte pasoja shumë të mëdha në ekonomi, efeke të cilat do të linin pasoja të mëdha zinxhirore për një periudhë më afatgjatë.