15:23 / E Enjte, 12 Nëntor 2020

OAK kundërshton masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës

Oda e Afarizmit ka kundërshtuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, duke i quajtur të dëmshme për biznesin.

Sipas tyre këto masa do ta dëmtojn shumë rëndë biznesin dhe numri i bizneseve të falimentuara do të rritet së bashku me numrin e qytetarëve të papunë.

Komunikata e plotë:

Duke pas parasysh që kemi të bëjmë me një virus të panjohur deri më tani dhe i cili ka shkaktuar humbje shumë të mëdha në jeta njerëzish ne shprehim respektin më të lartë për të gjitha viktimat që kanë humbur jetën. Më në fund siç po vërehet në horizont është duke u shfaqur vaksina që do ta bëjë parandalimin e virusit por deri atëherë ne duhet të gjejm rrugë dalje nga kjo katrahurë që është bërë deri tani.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shpreh keqardhjen për humbjet që kanë pësuar bizneset dhe humbjet e vendeve të punës e që si pasojë nuk do të kenë humbje vetëm bizneset por edhe shteti jonë në përgjithësi.

Kjo humbje do t’i shkaktohet shtetit përmes mungesave buxhetore që janë duke u rritur çdo herë e më shumë.OAK shpreh indinjatë që Kuvendi jonë nuk është në gjendje të realizoj një veprim të vetëm, e i cili është kalimi i Pakos së Rimëkëmbje Ekonomike duke kërkuar edhe njëherë që në këtë pako të merren parasysh kërkesat e bizneseve.

Kjo tregon një jo seriozitet të lartë të paraqitur në të gjitha instancat shtetërore, sa i përket vendimit të fundit të marrur nga Qeveria e Kosovës për mbyllje të ekonomisë.

OAK duke u bazuar në të dhënat e vazhdueshme që marrim nga bizneset dhe gjendjen e rendë në të cilën është biznesi duke vazhduar t’i mbajë jashtë mundësive të saja punëtorët, konsideron se këto masa do ta dëmtojn shumë rëndë biznesin dhe numri i bizneseve të falimentuara do të rritet së bashku me numrin e qytetarëve të papunë.

OAK vlerëson që vendimet e tilla mund të merren vetëm pasi Qeveria e Kosovës t’i përkrah bizneset dhe puntorët për kohën sa këta qytetarë do të jenë të papunë.Qeveria e Kosovës nuk guxon të i’a ndaloj qytetarit dhe biznesit të drejtën e punës dhe të mos i siguroj mjete për ekzistencë.

Jemi të vetëdijshëm që në bazë të realitetit që po ndodh në terren, shumicën e shpenzimeve për mjekim po detyrohet t’i sigurojnë vetë qytetarët pa ndonjë ndihmë nga jashtë.

Dhe këto nuk mund t’i siguroj në qoftë se është i papunë dhe nuk ka përkrahje nga shteti.

OAK konsideron që Qeveria e Kosovës së bashku me institucionet tjera shëndetësore duhet të kujdeset që masat për mbrojte nga Covidi 19 të respektohen nga qytetari dhe biznesi por që të mos ketë kufizime në oraret e punës së bizneseve dhe lëvizjes së qytetarëve.

Ne jemi për këto masa vetem në atë moment kur institucionet e përkrahin qytetarin dhe biznesin duke siguruar pagat dhe shpenzimet që i shkaktohen nga këto masa ashtu siç janë duke vepruar të gjitha vendet e Evropes.Në bazë të analizave që po shihen për numrin e madh të rasteve në ditë, të gjitha qytetet e Kosovës do të vendosen në zonë të kuqe.

Në mënyrë direkte Qeveria po merrë obligim që t’i mbaj të gjitha sektoret, të cilat po i mbyllë dhe që fatkeqesisht këtë nuk është duke e bërë.Në parim nuk jemi kundër masave por jemi për kritere shumë strikte që bizneset dhe qytetarët duhet t’i respektojnë.Jemi në një gjendje të rëndë financiare, shëndetësore duke përfshirë edhe atë psikologjike prandaj nevojitet një seriozitet në komunikim dhe injektim emergjent të mjeteve monetare përmes subvencionimeve emergjente.

Adresa përmes së cilës do të duhej të realizoheshin këto vendime do të duhej të ishte Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik e jo thirrjet e kryeministrit 10 apo 20 minuta më herët për të marrë vendime të rëndësisë së jashtzakonshme siç ndodhi kesaj radhe.