14:21 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / indeksADMonline

OAK: Të hiqet kufizimi i orarit dhe të lejohet puna brenda restoranteve

Gjendja e rëndë e sektorit privat si rezultat i pandemisë dhe mospërkrahja e mjaftueshme e bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat nga Qeveria është arsyeja që kërkohet nga ajo që menjëherë të hqen kufizimet e orarit dhe të lejohet puna e restoranteve brenda, thuhet në kërkesën që OAK-ja e ka dërguar te kryeministri i Republikës së Kosovës.

Mosfunksionimi i bizneseve, në veçanti të sektorit të gastronomisë, gjatë periudhës së pandemisë si edhe vendimet për kufizim të orareve të punës, kufizim përveç që po ndikon në dëmtim të bizneseve, po ndikon negativisht edhe në ekonominë vendore.

Ky vendim është marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, mirëpo duke parë lëvizjet e shumta që qytetarët e Republikës së Kosovës po bëjnë jashtë vendit për të vizituar bregdetin dhe masat e pakta që janë në këto vende, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që të lejohet funksionimi normal i bizneseve të gastronomisë dhe ky vendim të anulohet.

OAK-ja konsideron se për ndryshim të këtij vendimi duhet të merren masa për kontrollim dhe respektim të rregulloreve për funksionimin e këtyre bizneseve./Indeksonline/