07:18 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

OAK-u viziton Komunën e Hanit të Elezit

Udhëheqësit e Odës së Afarizmit të Kosovës do të takohen me kryetarin e Komunës së Hani Elezit, Rufki Suma dhe drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik, Sevime Laçi.

Qëllimi i këtij takimi është njohja reciproke e të dyja palëve si dhe diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit.

Gjithashtu në takim përveç përfaqësuesve të OAK-së dhe Komunës Hani Elezit, do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit nga bizneset.