13:14 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

OAK:Urgjent të përfshihen mediat si sektor i rëndësishëm në skemën e Qeverisë

Oda e Afarizmit të Kosovës, i kërkuar sërish Qeverisë që të përfshirë mediat në skemën e Qeverisë për pagë shtesë ashtu siç parashihet me pikën 6, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo odë.

Aty thuhet mes tjerash se kërkesa e tyre vjen pas diskutimeve që OAK ka pasur me mediet anëtare, e të cilat kanë shfaqur shqetësim të madh si rezultat i gjendjes së krijuar dhe rrezikut që janë duke u përballur, me qëllim të informimit të shpejtë dhe të saktë të qytetarëve.

“Puna e mediave në terren, paraqet jo vetëm rrezik të drejtpërdrejtë për punën e tyre por gjithashtu ata janë duke rrezikuar edhe familjet e tyre nga një infeksion potencial. OAK vlerëson që Qeveria duhet të trajtojë të gjithë qytetarët e barabartë në këtë kohë të rëndë me të cilën jemi duke u përballur të gjithë”, thuhet në komunikatë.