07:36 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Obama dhe Bush thumbojnë Trumpin

Ish presidentët Barak Obama dhe George W. Bush kanë shprehur shqetësimet e tyre për klimën politike në SHBA.

Obama u bëri thirrje amerikanëve të refuzojnë politikën e “ndarjes” dhe “frikës”, ndërsa Bush kritikoi “ngacmimin dhe paragjykimin” në jetën publike.

Ata folën në konferenca të ndryshme, duke mos përmendet emrin e presidenti Trump. Megjithatë komentet e tyre dukeshin si një qortim për liderin e amerikanëve.

Duke folur në një ngjarje të organizuar nga demokratët në New Jersey, Obama tha se amerikanët duhet të dërgojnë një mesazh në botë se nuk pranojnë politikat e ndarjes.

“Ajo që nuk mund ta pranojmë është politika e vjetër e ndarjes që ne e kemi parë kaq shumë vjet përpara. Nuk duhet ta lejojmë të jetë e pranishme tek ne”, shtoi ai.

Duke folur vetëm disa orë më parë në Nju Jork, Bush tha se ” Duket se fanatizmi po inkurajohet. Politika jonë duket më e prekshme ndaj teorive të komplotit.”

Të dy ish presidentët deri më tani kanë shmangur të dalin publikisht dhe të komentojnë mbi politikat e Trumpit./AktivPress