Obama ndërpren marrëveshjen me Spotify

Barack dhe Michelle Obama kanë ndërprerë marrëveshjen shërbimit të transmetimit me Spotify.
Sipas Variety, dyshja janë në bisedime me partnerë të tjerë për të pritur podkastet e kompanisë së tyre të ‘Higher Ground’, transmeton Indeksonline.
Familja Obama nënshkroi një kontratë me Spotify në vitin 2019, por ishin të pakënaqur me shërbimin e tyre.
Familja e tyre dëshironte t’i jepte podcast-it të tyre shtrirjen më të gjerë por kjo nuk ishte e mundur me Spotify.
Kishte pasur mosmarrëveshje mbi kontributin e Obamas, për të cilin Spotify thotë se do të shfaqej në çdo podcast./Indeksonline/
