Obama për Trump :Ai për të fituar do të shkatërrojë demokracinë

Ish presidenti amerikan Barack Obama e ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për narcizmin, teoritë e komplotit, korrupsionin dhe dembelizëm. Madje Obama e ka quajtur presidencën e Trump si një ‘shfaqje realiteti për vëmendjen që ai dëshiron’ , derisa ka lutur amerikanët që të votojnë kandidatin demokrat Joe Biden, raporton Daily mail, transmeton IndeksOnline.
Obama këto deklarata i ka bërë të mërkurën duke thënë se administrata Trump do të bënte çdo gjë që të mundte për të fituar, edhe nëse kjo nënkupton prishjen e demokracisë në Amerikë.
Tutje Obama ka thënë se Trump është i pakualifikuar për të shërbyer në Zyrën Ovale, dhe se një mandat i dytë për Trump nuk do të duhej të ndodhte.
“Kjo administratë ka treguar se do ta shembë demokracinë tonë nëse kjo është ajo që duhet për të fituar”, akuzoi ai në fjalimin e tij gati 20 minutësh, transmeton IndeksOnline.