Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi dhe alarm për vlerat amerikane
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka reaguar pas vrasjes së Alex Pretti, duke e cilësuar rastin si një tragjedi të rëndë dhe një thirrje alarmi për shoqërinë amerikane.
Në një deklaratë të publikuar në emër të tij dhe bashkëshortes Michelle Obama, ai thekson se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një “wake-up call” për çdo amerikan, pavarësisht përkatësisë politike, pasi sipas tij vlerat themelore të kombit janë gjithnjë e më shumë nën sulm, shkruan IndeksOnline.
Obama ka theksuar se agjentët federalë dhe të imigracionit kanë një punë të vështirë, por shtetasit amerikanë presin që detyrat e tyre të kryhen në mënyrë të ligjshme, të përgjegjshme dhe në bashkëpunim me autoritetet shtetërore dhe lokale, për të garantuar sigurinë publike.
Duke iu referuar situatës në Minnesota, ai ka deklaruar se ajo që po shihet aktualisht është e kundërta, duke përmendur shqetësimet e ngritura për veprimet e agjentëve federalë, përfshirë taktika që, sipas tij, kanë çuar në frikësim dhe rrezikim të qytetarëve.
Kujtojmë se një person vdiq pas të shtënave me armë zjarri në Minneapolis të shtunën, ku u përfshinë agjentë federalë të imigracionit nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare./IndeksOnline/
The killing of Alex Pretti is a heartbreaking tragedy. It should also be a wake-up call to every American, regardless of party, that many of our core values as a nation are increasingly under assault. pic.twitter.com/0JmEsJ1QFW
— Barack Obama (@BarackObama) January 25, 2026

