Obi Mikel kundërshton trajnerin e Nigerisë pas deklaratave të tij për “magji të zezë”
Ish-lojtari i Chelseat, John Obi Mikel ka folur së fundi në podcastin e tij.
Në “Obi One”, ai komentoi rreth mos kualifikimit të Nigerisë për herë të dytë radhazi, të cilët humbën ndaj Kongos përmes penalltive.
Nigeriani, foli edhe për deklaratat e selektorit të Nigerisë, Eric Chelle i cili tha se stafi i Kongos ka bërë “magji të zezë” ndaj tyre.
“Nëse magjia e zezë do të funksiononte në futboll, a e dini sa Kupa Bote do të kishte Afrika deri tani? ”“Ai thjesht po kërkonte justifikime, dhe sinqerisht ishte qesharake”, deklaroi Obi Mikel.
Nigeria, kujtojmë se u mposht nga Kongo përmes penalltive në finalen e play-offit në “CAF”./IndeksOnline/

