75 Mall Live Search
08:59 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / G T

Obi Mikel paralajmëron Chelsean për Osimhenin: I duhet veç një telefonatë!

Legjenda e Chelseat, John Obi Mikel insiston se ish-skuadra e tij duhet të firmos me sulmuesin nigerian, Victor Osimhen.

Madje, Mikel thotë se i duhet vetëm një telefonatë dhe kjo punë është e kryer, shkruan Indeksonline

“Duhet ta marrim Osimhenin. Do ishte katastrofale nëse e merr dikush tjetër. Kam bërë shumë dhe tashmë vetëm klubi duhet të reagoj. Mjafton vetëm një telefonatë, disa ditë dhe kryhet”, u shpreh Mikel.

“Ai dëshiron të luajë për Chelsean. Ka pasur idoll Didier Drogban…”

26-vjeçari u huauza te Galatasaray dhe brenda këtij sezoni ka zhvilluar 29 ndeshje në ligë, ka shënuar 25 gola dhe ka bërë pesë asiste.

Ai pritet të rikthehet te Napoli dhe më pas të kërkojë skuadër të re dhe sigurisht Chelsea shihet si favorit për të firmosur me nigerianin./Indeksonline/