75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / MSH

Obiliq, bashkëshorti xheloz rrah gruan

Një person është arrestuar dje rreth orës 19:00 në Obiliq.

I njëjti dyshohet që për shkaqe xhelozie ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia bën të ditur se ndaj viktimës është ushtruar dhunë fizike dhe psikike.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” bëhet e ditur në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”./Indeksonline/