75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / AR

Obiliq/ Burri rrah nipin, i shkakton lëndime të rënda

Dje në Obiliq është arrestuar një person, njofton Policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari kishte rrahur nipin e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, shkruan Indeksonline.

“Obiliq 11.08.2021 – 15:03. Është arrestuar një mashkull i dyshuar kosovar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht nipin e tij viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.