Obiliq/ Dy persona kërcënojnë njëri-tjetrin pasi nuk u morën vesh për ujitjen e tokës, Policia njërit i konfiskon armë

Një ngjarje banale ka ndodhur në fshatin Bashki të Obiliqit.
Indeksonline mëson se dy persona kanë kërcënuar njëri-tjetrin në mënyrë verbale pasi nuk kanë arritur të merren vesh për ujitjen e tokës.
Tutje, përmes burimeve mësohet se inicialet e personave të dyshuar janë A.G(1988) dhe A.A(1970).
Pasi, Policia i ka sjell në stacion të dyshuarit, tek njëri nga të dyshuarit i është gjetur në telefon fotografi me armë të tipit AK 47.
I dyshuari e ka dorëzuar armën në Polici, të cilin e në pronësi pa leje. Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë tjetër.
Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt dhe i dyshuari është liruar pas intervistimit./Indeksonline/