Obiliq: E lë veturën afër një objekti në ndërtim, kur kthehet s’e gjen

Iu vodh vetura në mes të ditës një banori të fshatit Mazgit të Obiliqit.
Ai menjëherë pasi e kuptoi se vetura e tij më nuk ishte aty ku e kishte lënë, ka informuar Policia e Kosovës duke bërë të ditur se kishte parkuar veturën në një punishte të një objekti që ishte në ndërtim e sipër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke e hetuar rastin.