09:46 / E Enjte, 13 Prill 2023 / S Z

Obiliq/ Një burrë raporton për ngacmim seksual në rrjetet sociale

Një person ka raportuar në polici, se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull tjetër, përmes rrjeteve sociale, duke i shkruar mesazhe me përmbajtje erotike.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar e ka ngacmuar seksualisht dhe përmes rrjeteve sociale, i ka shkruar mesazhe me përmbajtje erotike. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/