75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / MSH1

Obiliq: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në QMF, nisin hetimet

Në Obiliq ka ndërruar jetë një foshnjë, në rrethana të panjohura.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Plemetin, teksa foshnja u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prelluzhë, shkruan IndeksOnline.

Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Trup i pajetë” dhe “Hetim mbi vdekjen”./IndeksOnline/