Obiliqi pa rrymë për shkak të investimeve në rrjet
Qyteti i Obiliqit me fshatrat përreth ka disa orë që është pa energji elektrike.
Derisa qytetarët ankohen se ky qytet është pa energji elektrike që nga ora 10:00, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala i ka thënë KosovaPress-it, se kjo ndërprerje është e planifikuar për shkak të intervenimit në rrjet, konkretisht të ndërrimin të disa pajisjeve. Sipas tij, ndërprerja e energjisë elektrike është planifikuar të ndodhë tri orë dhe së shpejti energjia elektrike do të rikthehet në këtë qytet.