75 Mall Live Search
09:21 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / MSH

O’Biren: Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara, mundësi e humbur për të dyja palët

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, ka reaguar pas takimeve të djeshme në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

O’Brien thotë se takimi nënvizoi se si palët duhet të riangazhohen për të trajtuar problemet dhe mundësitë në kuadër të dialogut, raporton Indeksonline.

“Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dyja palët”, tha O’Brien.

Ndonëse pritej një takim trepalësh, mes Kurtit, Vuçiqit dhe ndërmjetësuesve, një i tillë nuk ndodhi dje.

Në vend të kësaj, i dërguari i posaçëm i BE-së, Josep Borrell, u takua me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiq, veç e veç.

Pas takimit, me të dyja palët, Borrell tha se Kosova nuk ishte e gatshme të ulej në tryezën e diskutimit.

Ai tha se Kurti parashtroi tri kushte, në mënyrë që Kosova të angazhohet në normalizim të marrëdhënieve, përfshirë dhe kushtin për dorëzimin e Milan Radojiçiqit dhe grupit të tij paramilitar.

“Serbia nuk ishte e gatshme të përmbushte plotësisht kushtet e Kosovës, duke përmendur kufizimet kushtetuese, ndërsa presidenti Vuçiq tregoi se është i gatshëm të shqyrtojë opsionet në lidhje me letrën e ish-kryeministrit – që e përmendëm më parë – dhe zyrtarizimin e Marrëveshjes në përputhje me praktikat e kaluara të Dialogut. për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes” deklaroi Borrell./Indeksonline/