Objekti i Komisionit Evropian vishet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se objekti i institucionit evropian që ajo drejton është veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se kjo është bërë në shenjë mbështetje për Ukrainën, në prag të përvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë nga Rusia.
“Verdhtë dhe blu për Ukrainën. Ngjyrat e rezistencës kundër imperializmit. Në prag të këtij përvjetori të zymtë, ata zbukurojnë ndërtesën tonë si një simbol të mbështetjes sonë të patundur për popullin ukrainas”.
“Fqinjët tanë të guximshëm, partnerët dhe anëtarët e ardhshëm të BE-së”, ka shkruar Von der Leyen.
The blue and yellow of Ukraine.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 23, 2025
The colours of resistance against imperialism.
On the eve of this grim anniversary, they adorn our building as a symbol of our unflinching support for the Ukrainian people.
Our brave neighbours, partners, and future EU members. pic.twitter.com/U7iElCwao1