75 Mall Live Search
14:37 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / S Z

Objekti i njohur në sheshin e Prishtinës po transformohet në sallë të koncerteve

Hapësira brenda ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”, po pastrohet dhe po bëhet gati për një super projekt, e që është  krijimi i muzeut dhe sallës së koncerteve.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama. Rama ka ndarë foto gjatë vizitës në këtë objekt. Ndërsa ka thënë se Prishtina po transformohet.

“Gjithë hapësirën brenda ish shtëpisë së mallrave “Gërmia” po e lirojmë dhe pastrojmë, për ta bërë gati për super projektin, krijimin e muzeut dhe sallën e koncerteve. Prishtina po transformohet”, ka shkruar Rama në Facebook.