Objekti i Qeverisë ndriçohet me flamurin e ylbertë LGBT

Objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës sonte është ndriçuar me flamurin e ylbertë të komunitetit LGBT.
IndeksOnline ju sjell fotografitë e bëra pak minuta më parë.
Kujtojmë se me 17 maj është Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, dhe Transfobisë. Në Kosovë tashmë është bërë traditë që ndërtesa e Qeverisë të ndriçohet me ngjyra që simbolizojnë solidarizimin me këtë pjesë të shoqërisë.

Ngjyrat pasqyrojnë shumëllojshmërinë e komunitetit LGBTQ, pasi flamuri shpesh përdoret si një simbol i krenarisë homoseksuale gjatë marshimeve të të drejtave LGBT./IndeksOnline/

