75 Mall Live Search
08:02 / E Shtunë, 22 Nëntor 2025 / F.R

Objekti i “Royal Mall” në Prishtinë kaplohet nga tymi i madh pas mesnatës, evakuohen banorët

Pas mesnatës të së premtes, objekti i “Royal Mall” në Prishtinë u përfshi nga një tym i madh.

Banorët e zonës janë detyruar të evakuohen për shkak të situatës së krijuar.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kishin arritur disa njësi të zjarrfikësve, me qëllim neutralizimin e tymit.

Po ashtu, në terren ishte e pranishme edhe Policia e Kosovës.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.