75 Mall Live Search
20:02 / E Martë, 29 Korrik 2025 / L A

Objektivi i Man Utd refuzoi transferimin për shkak të një klauzole ‘të pasjellshme’ në kontratë

Manchester United nuk arriti të transferojë mesfushorin francez Adrien Rabiot në vitin 2022, pasi ai refuzoi një klauzolë të cilën e konsideroi “të pasjellshme dhe të papranueshme” në kontratën që klubi donte t’i vendoste.

United arriti një marrëveshje prej 15 milionë paund me Juventusin për kartonin e Rabiot, por negociatat ranë poshtë për shkak të kërkesave të larta për pagë.

Në atë kohë, shumë kritikuan nënën dhe agjenten e tij, Veronique Rabiot, duke e akuzuar për lakmi. Por ajo ka hedhur poshtë këto pretendime në një intervistë për L’Équipe:

“Adrien ishte i gatshëm të largohej nga Juventusi, i cili kishte siguruar Champions League, për Manchester United që nuk e kishte arritur këtë. Ne diskutuam kushtet dhe ata na thanë: ‘Nëse nuk kualifikohemi për Champions sezonin tjetër, paga e Adrien do të ulet’.

“E gjeta këtë gjë shumë të tepruar dhe të pasjellshme. U ndalëm aty. Ata menduan se ishte një taktikë për më shumë para, por ishte çështje parimi, jo parash.”