23:24 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / S Z

O’Brien e paralajmëron Dodikun: Ajo që po bën e papranueshme, do të përballet me pasoja

I nominuari i Presidentit Biden për Ndihmës Sekretar të Shtetit Jim O’Brien për Çështje Europiane dhe Euroaziatike ka prezantuar deklaratën e tij para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan. Aty ka folur edhe për Presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik pasi është pyetur nga Senatorja Jeane Shaheen. O’Brien e ka paralajmëruar Dodikun se do të përballet me pasoja për ato që po bën.

“Kjo është dicka që duhet ta diskutojmë në një përbërje tjetër. Milorad Dodik kontrollon një  qeveri që është pjesë e Bosnjës. Ai do t’i kontrollojë resurset dhe gjithë financat që rrjedhin nga këto resurse në atë territor. Ne e kemi aftesinë që ta kufizojmë kontrollin e tij ndaj parave, dicka që pjesërisht po ndikon që ai t’i sfidojë proceset shtetërore” ka thënë O’Brien.

“Mendoj që me kolegët tanë europianë me Përfaqësuesin e Lartë për implementimin e Marrëveshjes së Daytonit po ia bëjmë të qartë se ajo që po bën është e papranueshme dhe se do të ketë pasoja për këto dhe se ai duhet të tërhiqet prapa nga keto pozicione” ka shtuar O’Brien.

 Tutje, ai ka thënë se “forca ushtarake që është atje (në Bosnjë), është një forcë kritike e sigurisë dhe e kemi bërë të qartë se prania e saj është esenciale pavarësisht a është atje si EUFOR apo si NATO”.